Kjo asht kambëngulësia e Serbisë tash lidhun me Kosovën

Drafti i Strategjisë së Mbrojtjes, i publikuem nga Ministria e Mbrojtjes serbe thotë se Serbia ka me vazhdue bashkëpunimin e saj me NATO’n dhe Organizatat e Traktatit të Sigurisë Kolektive si nji vend ushtarak neutral.

Siç vuni në dukje Blici serb teksti i këtij drafti ka me u ba publik në tryeza të rrumbullakëta të cilat kanë me u mbajt në Novi Sad, Nish dhe Beograd.

Nji pjesë e draftit i cili asht publikue në gazetë, thekson se Serbia nuk ka me njoftë Pamvarësinë e Kosovës por ka me punue në interes të stabilitetit rajonal dhe marrëdhanieve të mira të mundshme serbo-shqiptare për me vazhdue dialogun me institucionet e ‘përkohshme të Prishtinës’ me ndërmjetësimin e Bashkimit Europian, përcjellë lajmi.net.

“Është pohuar se Serbia do të angazhohet për një zbatim të përpiktë dhe të qëndrueshëm të të gjitha marrëveshjeve të arritura në kuadër të Marrëveshjes së Brukselit dhe të jetë aktive në organizatat ndërkombëtare, do të ketë bashkëpunim bilateral që të përpiqet të parandalojë njohjen e shpalljes së njëanshme të pavarësisë së Kosovës dhe anëtarësimin në organizata ndërkombëtare në veçanti në OKB”.

Tutje, gazeta thekson se Serbia ka me dhanë mbështetje të plotë për pjesëmarrjen e serbëve në institucionet e Prishtinës në mënyrë që me mbrojtë popullatën serbe, me rritë sigurinë e të gjithë qytetarëve dhe me marrë të gjitha masat e nevojshme në përputhje me rezolutën 1244.

 

Shperndaje në: