Veseli ju dërgon letër liderëve të partive poltike, e ka nji Platformë!

Në cilësinë e kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe udhëheqësit të koalicionit parazgjedhor PAN, Kadri Veseli, ka shpalos nji Platformë, që e ka quejt konsensuale dhe gjithëpërfshimëse e agjendës shtetnore në Republikën e Kosovës.

Ai ja ka drejtue liderëve të partive, Isa Mustafës së LDK’s, Albin Kurtit të VV’s, Ramush Haradinajt të AAK’s, Fatmir Limajt të Nismës, Behgjet Pacollit të AKR’së dhe Grupit të Deputetëve të Pamvarun në Kuvendin e Kosovës këtë platformë.

“Duke marrë për bazë interesin më të mirë të Republikës së Kosovës, me qëllim të avancimit në agjendën e shtetndërtimit; Duke synuar arritjen sa më të shpejtë të qëllimeve për integrime euroatlantike të Kosovës; Me qëllim që të përmbyllet dialogu me Serbinë, për t’u ndërtuar një partneritet i fqinjësisë së mirë; Duke vlerësuar situatën e tanishme politike në Republikën e Kosovës; Me vullnetin dhe përkushtimin për të përmirësuar të tashmen dhe garantuar të ardhmen e qytetarëve të Republikës së Kosovës, Propozoj: Platformën konsensuale dhe gjithëpërfshirëse të agjendës shtetërore në Republikën e Kosovës”, ka shkruar Veseli.

Veseli ka shkrue se kjo platformë ka për qëllim arritjen e konsensusit politik, për disa prej çashtjeve ma të randësishme, me të cilat Republika e Kosovës asht përball ma herët dhe asht tue u përball aktualisht.

Çashtjet të cilat ka me përfshijë kjo platformë janë ndër ma të randësishmet për perspektivën e Kosovës dhe qytetarëve të saj, ka thanë ma tej.

Janë pesë çështje, simbas tij.

“Ndër çështjet e rëndësishme, të cilat i konsideroj si parësore në këtë platformë dhe për të cilat nevojitet ndërtimi i konsensusit dhe përpilimi i një agjende shtetërore të përbashkët janë: Dialogu me Serbinë; Themelimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe; Themelimi i Ushtrisë së Kosovës; Agjenda e Integrimeve Evropiane dhe Reforma Zgjedhore”.

 

Shperndaje në: