Haradinaj për të pagjetunit, e ka nji porosi të preme për Serbinë

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, sot bani homazhe te Përmendorja kushtue personave të zhdukun.

Haradinaj tha se Kosovës i mungojnë njerëzit e saj, për të cilët shteti serb duhet me u përgjigjë dhe me dhanë llogari.

“Java e të Pagjeturve na rëndon dhe na sjellë vuajtje dhe dhembje për mijëra qytetarët, fati i të cilëve ende nuk është zbardhur nëntëmbëdhjetë vjet pas lufte. Institucionet e Kosovës nuk do të reshtin së kërkuari të pagjeturit dhe drejtësi për viktimat e luftës. Plagët e konfliktit të fundit nuk mund të mbyllën dhe nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme pa ndriçimin e plotë të të vërtetës së luftës në Kosovë. Kosovës i mungojnë njerëzit e saj, për të cilët shteti serb duhet të përgjigjet dhe të jap llogari”, tha Haradinaj.

Zyra e Kryeministrit Ramush Haradinaj ka me shënue “Javën e Personave të Pagjetun”, që nis më 23 Prill dhe ka me vazhdue deri më 27 Prill.

 

 

 

Ma poshtë gjeni agjendën e Qeverisë për këtë ngjarje:

 

Më 23 prill 2018, ora 09:00, do të fillojnë aktivitetet me vendosjen e luleve të përmendorja dedikuar personave të zhdukur (përballë Kuvendit të Republikës së Kosovës);

Më 24 prill 2018, do të vizitohen dhe realizohen takime me familjarët e personave të zhdukur, nga Komuna e Fushë Kosovës dhe Komuna e Obiliqit;

Më 25 prill 2018, do të vizitohen dhe realizohen takime me familjarët e personave të zhdukur, nga Komuna e Vushtrrisë ;

Më 26 prill 2018, do të realizohen aktivitete lokale në nderim dhe përkujtim te të gjithë personave të zhdukur dhe të rënëve për lirinë e vendit;

Më 27 prill 2018, duke filluar nga ora 12:00, mbahet Tubimi Qendror Përkujtimor, në Kompleksin Memorial në Mejë, Komuna e Gjakovës.

Edhe pas 19 vitesh pas përfundimit të luftës së fundit në Kosovë, ende nuk dihet për fatin e mbi 1600 personave të zhdukur.

 

Shperndaje në: