Ministrja Hoxha prezenton diçka para Qeverisë

Qeveria e Kosovës

Në mbledhjen e Qeverisë, ministrja e Integrimeve Europiane, Dhurata Hoxha, ka prezentue përmbledhjen e rekomandimeve kryesore të Raportit për Kosovën të Komisionit Europian, tue adresue çashtjet, dhe nga duhet veprue intensivisht për të arritë progres që të njajtat mos të përsëriten në raportin e radhës.

Siç njofton komunikata nga kjo ministri, Hoxha asht fokusue vetëm në rekomandimet kryesore për Zyrën e Kryeministrit, Ministria e Administratës Publike, Ministria e Drejtësisë, Këshilli Gjyqësor dhe Këshilli Prokurorial, Ministria e Punëve të Mbrendshme dhe Policia, Ministria e Financave, Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, Ministria e Punës dhe Ministria e Arsimit, Ministria e Zhvillimin Ekonomik, Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, tue mos u ndalue në rekomandime teknike, por vetëm në ato ma të randësishmet.

“Konsideroj që iniciativa e sotme për shqyrtimin e planit aksional është shumë e qëlluar. Gjate ditëve në vijim, MIE do të ftoj takimin e ardhshëm të Këshillit Ministror për Integrim Evropian, si dhe do te diskutoj gjeturat e Raportit ne kuadër strukturave te brendshme për integrim Evropian”, theksoi Ministrja Hoxha, duke shtuar se një numër i madh i rekomandimeve do të adresohet përmes zbatimit të Programit për MSA dhe Agjendës Evropiane të Reformave.

“Ministria e Integrimit do të bëj monitorimin dhe raportimin e rregullt për zbatimin e programit dhe ERA-s. Këtë vit edhe në kuadër të mbështetjes direkte buxhetore, jemi zotuar se do të arrijmë shkallën e zbatimit të Programit prej 60%. Ne si Ministri e Integrimit, jemi të bindur që kjo do të arrihet, por sidoqoftë, do të sigurohemi që të bëhet monitorimi i rregullt dhe në çdo rast do t’ju informoj për progresin në zbatimin e Programit”, theksoi Hoxha.

Shperndaje në: