Tentim vrasje në Prishtinë, viktima në gjendje të randë

Dy persona kanë marrë pjesë në nji tentim vrasje në rrugën ‘Shpëtim Robaj’ në Qendër të Prishtinës, me ç’rast nji mashkull ka mbetë me plagë të randa.

Policia ka konfirmue rastin, tue ba të ditun se rasti ka të baj me therrje me thikë dhe ka ndodhë në rrugën te Parku i Gërmisë.

Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj K/Shqiptarë, të cilët pas një mosmarrëveshje tek parku i Gërmisë, kanë therur me thikë viktimën mashkull K/Shqiptar”, kanë thanë Policia.

Dy të përfshimët në këtë therrje janë arrestue dhe ndaj tyne asht vendosë masa policore e mbajtjes, simbas urdhnit të prokurorit.

Shperndaje në: