Vucic vjen me këtë deklaratë për formimin e Ushtrisë së Kosovës

Presidenti serb, Aleksandar Vucic, vazhdimisht deklarohet kundër formimit të ushtrisë së Kosovës, por kur asht fjala për atë të Serbisë ai ka thanë se ata duhen me qenë të gatshëm në çdo moment ndaj çdo agresori potencial.

“Ushtria serbe duhet me qenë nji faktor i fuqishëm parandalues për këdo që tenton të kryej agresion ndaj Serbisë”, ka deklaruar Vucic.

Me rastin e Ditës së Ushtrisë ai ka thanë se shteti çdo vit ndan 600 milionë euro për ushtrinë, tue shtue se do të ndahen edhe ma shumë të holla.

“E ardhmja ka me qenë ndryshe, na do të kemi ushtarët ma të mirë, duhet të kemi angazhim edhe ma të madh”.

Theksojmë se Serbia insiston në vazhdimin e pranisë së trupave të KFOR’it në Kosovë tue kundërshtue kështu ndryshimin e mandatit dhe transformimin e FSK’s në ushtri.

Shperndaje në: