Ky asht institucioni ma i besueshëm në Kosovë (foto)

Para pak ditëve Raporti i Komisionit Europian 2018 për Kosovën e ka vlerësue si institucion ma të besueshëm Avokatin e Popullit (IAP).

Edhe simbas Ministrit të Drejtësisë, Abelard Tahiri, tha sot se ky institucion mbetet si ma kredibili në vend.

Ministri i Drejtësisë, ka njoftue për agjendën legjislative të Ministrisë së Drejtësisë, që synon rritjen e kapaciteteve të sektorit të sundimit të ligjit, në veçanti fuqizimin e gjyqësorit, Avokatin e Popullit, Hilmi Jashari.

Tahiri po e vlerëson randësinë që ka Institucioni i Avokatit të Popullit, si nji prej institucioneve ma kredibile në vend, në adresimin e shqetësimit të qytetarëve që kanë lidhun me punën e të gjitha institucioneve publike.

Raporti i sapopublikuem i Komisionit Europian 2018 për Kosovën, vlerëson se Institucioni i Avokatit të Popullit (IAP) ka vazhdue ngritjen e kapaciteteve për shqyrtimin e rasteve, tue u ba kështu institucioni ma i besuem në Kosovë.

 

 

Shperndaje në: