LDK reagon ashpër rreth platformës së Veselit

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka reague në lidhje me platformën ku kërkohet unitet politik nga kryetari i PDK’s, Kadri Veseli.

Në reagimin e LDK’së thuhet se nuk kanë me lejue që njerëz të papërgjegjshëm, të etun vetëm për pushtet, që nuk përfaqësojnë shumicën e qytetarëve të Kosovës, me dialogue në emën të Kosovës.

“Një gjë është e qartë se qeveria e pakicës nuk mund të dialogojë për çështje të interesit nacional. Nuk do të lejojmë që njerëz të papërgjegjshëm, të etur vetëm për pushtet, që nuk përfaqësojnë shumicën e qytetarëve të Kosovës, të dialogojnë në emër të Kosovës”, thuhet në reagim.

Tutje në reagim thuhet se, platforma nuk definon asgja, siç janë temat për diskutim lidhun me të pagjetunit, kompensimi i dameve, kthimi i pensioneve etj.

“Dialogu i lihet në dorë presidentit, i cili duhet të sigurojë unitetin politik. Kjo reflekton pafuqinë e koalicionit qeverisës të pakicës për të udhëhequr proceset madhore të vendit”, përfundon reagimi i LDK’s.

 

Shperndaje në: