Terroristi i Parisit, Abdeslam dënohet me 20 vjet burg në Belgjikë

Nji gjykatë belge ka dënue me 20 vjet burg, Salah Abdeslam, terroristin e vetëm të dyshuem nga sulmet në Paris në 2015’tën, arrestue mbas nji përplasje me armë zjarri.

Abdeslam u shpall fajtor për akuzën e lidhun me terrorizmin për vrasje në tentativë, mbasi ai, në arrati prej muejsh, shkëmbeu zjarr me oficerët e Policisë kur ata po kontrollonin nji banesë në zonën pyjore të Brukselit në Mars të 2016’tës.

Abdeslam, që asht tue u mbajt i burgosun në Francë, ka me u përballë atje me drejtësinë për sulmet që kreu në Paris.

Ai ka refuzue me ju përgjigjë pyetjeve nga gjyqtari në Bruksel dhe refuzoi me marrë pjesë në seancat ndigjimore.

Po ashtu, nuk ishte në gjykatë të Hanën kur ju kumtue dënimi.

 

Shperndaje në: