Britania me Princ të ri – Dukesha e Cambridge lind djalë

Dukesha e Cambridge ka lind të Hanën fëmiun e saj të tretë.

Pallati Kensington njoftoi se bahet fjalë për nji djalë, i cili asht lind në orën 11:01.

Lajmi asht ba publik në faqen zyrtare në Twitter të familjes mbretnore: Kate dhe William janë ba persëri prindë”, thuhet në njoftim.

Emni i të porsalindunit nuk bahet ende i ditun.

Mësohet se lindja e fëmiut, që asht i pesti në linjën e fronit, ka qenë pa ndërlikime.

Kate Middleton ka preferue me ju drejtue të njajtit institucion ku lindi Princin George dhe Princeshën Charlotte, klinikën Lindo Wing, pjesë e “St Mary’s Hospital”.

Për lindjet e mahershme, 36-vjeçarja ka pas në dispozicion nji ekip prej 23 punëtorësh të mjekësisë, ndër të cilët dhe nji obstetër e nji gjinekolog të konsideruem si ndër ma të mirët në vend.

 

 

Shperndaje në: