Tusk e nis turneun Ballkanik, por a vjen në Prishtinë!

Presidenti i Këshillit Europian, Donald Tusk mësohet se ka me zhvillue nji vizitë ditën e nesërme në Shqipni.

Vizita e Tusk në Tiranë asht në kuadrin e nji turi tre ditor që Presidenti i Këshillit Europian ka me zhvillue në vendet e Ballkanit Perëndimor.

Qëllimi i vizitës asht pregaditja e Samitit BE-Ballkan i cili ka me u mbajt në Sofje më 17 Maj.

Tusk ka me marrë pjesë edhe në Samitin e Brdo Brijon i cili ka me u zhvillue në Shkup.

Tusk do të ndalet edhe në Podgoricë, Beograd, Sarajevë dhe në Shkup.

Ndërkohë, mësohet gjithashtu se Kryeministri Edi Rama ka me nisë të Mërkurën në Gjermani, ku ditën e Ejte ka me u takue me Kancelaren Merkel.

 

Shperndaje në: