Kombi përplas kambësoret, raportohet për 5 viktima në Kanada (foto-video)

Nji kombi i bardhë përplasi nji grup kambësorësh në Toronto, Kanada.

Simbas mediave lokale, pesë persona mbetën të vdekun, por nuk ka konfirmim nga burimet zyrtare.

Shoferi i kombit, i cili ja mbathi fillimisht, u arrestue.

Nji duzinë njerëzish u plagosën.

Ngjarja ndodhi në veri të qytetit, në kryqëzimin mes Yonge dhe Finch.

Simbas disa dëshmitarëve, shoferi i mjetit nxori nji armë, por policia lokale shkroi në Twitter: “Nuk kishte të shtëna”.

Ngjarja ndodhi rreth orës 13.30 me orën lokale kanadeze, 19.30 me orën shqiptare.

Kombi u ngjit në trotuar, tue përplas kalimtarët.

Hetimet pritet me zbulue nëse ngjarja ka qenë e qëllimshme, apo aksidentale.

Policia u ka ba apel banorëve me qëndrue larg vendngjarjes dhe shërbimi metro u ndërpre në linjën 1.

Në Toronto, ndërkohë, po zhvillohet mbledhja e G7, e Ministrave të Jashtëm.

 

 

 

 

 

 

Shperndaje në: