Djuric’it nuk i pëlqen nderimi i Natasa Kandic, qe çka thotë

Drejtor i zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Djuric, ka thanë se nuk sheh asgja pozitive dhe të mirë në atë që kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, i dhuroi ‘Hartën e Artë të Kosovës’, themelueses së Fondit për të Drejtën Humanitare në Beograd, Natasa Kandic.

Me këtë rast, ai nuk hezitoi të i rikthehet propagandës serbe, që tenton të paraqesë UÇK’n si oranizatë kriminale.

Haradinaj e nderoi Kandic si mirënjohje për angazhimin në mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të njeriut, por kjo duket se nuk i ka pëlqye bashkëkombësit të tij në Qeverinë e Serbisë.

“Ajo Hartë e artë asht të ndryshohej dhe të i dhurohej familjeve të rrëmbyemve dhe të zhdukunve, fati i të cilëve nuk dihet ende dhe, që janë vra nga duert e atyne që sot i ndajnë ato çmime”, ka thanë Djuric.

Shperndaje në: