Nisin hetimet ndaj policëve që arrestuen Djuric’in

Inspektorati Policor i Kosovës e ka marrë seriozisht ankesën e zavendësministrit të Punëve të Mbrendshme Milan Radojevic, lidhun me sjelljet e zyrtarëve policorë gjatë arrestimit të Marko Djuric.

Në nji njoftim për media, inspektorati ka konfirmue se ka fillue me mbledhjen e informacioneve “lidhun me dyshimet për shkelje eventuale nga ana e zyrtarëve të Policisë së Kosovës”.

“Hetuesit e IPK do të vazhdojnë të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore mvarësisht nga të gjetunat e këtij procesi të grumbullimit të informacioneve dhe në konsultim me prokurorin kompetent”, thuhet në njoftim.

Djuric ishte arrestue në veri të Mitrovicës me 26 Mars, mbasi që nuk kishte pasë leje paraprake me hy në Kosovë. Leje i ishte refuzu nga ministria e Punëve të Jashtme.

Shperndaje në: