Gjini: Jam i shokuem nga lajmi për vdekjen e Art Kurtit (foto)

Asht gjet i pajetë gjatë ditës së sotme, aktori nga Gjakova, Art Kurti, i cili kishte luejt në hit serialin ‘O Sa Mirë’.

I njajti kishte kandidue edhe si asambleist nga radhët e AAK’s në komunën e Gjakovës në zgjedhjet lokale të vitit 2017, gjersa mbas përfundimit të tyne ishte emnue si këshilltar për rini në kabinetin e kryetarit të komunës, Ardian Gjini.

Ky i fundit, ka mbet i shokuem nga lajmi i marrë gjatë ditës së sotme lidhun me vdekjen e aktorit, gjersa zgjodhi rrjetin social Facebook për me shpreh ngushëllime.

“Jam i shokuar nga lajmi që kolegu ynë Art Kurti nuk është më me ne. Kolegët e mi dhe unë ndjejmë dhimbje të thellë për këtë humbje. Largimi kaq i hershëm dhe i papritur i Artit, nga familja dhe të gjithë ne do të jetë vështirë i përballueshëm. Ju shprehë ngushëllime e mia më të sinqerta familjes, kolegëve dhe miqve”, ka shkrue Ardian Gjini.


Ngushëllime për të ndjerin, kanë shpreh edhe stafi i serialit “O Sa Mirë”, përmes nji statusi në faqen e tyne zyrtare.

“Dhimbje të tmerrshme dhe pikëllim të pakufishëm na dha sot lajmi për vdekjen e Art Kurtit, kolegut fantastik që kishim në Serialin “O Sa Mirë”. Tepër i ri për të shkuar. Do ta kujtojmë gjithmonë mirësinë e tij, talentin e tij, të qeshurën e tij. Ngushëllime familjarëve, artistëve dhe miqve!”, shkruhet në faqen e “O Sa Mirë – Zyrtare” në Facebook.

Artistë të shumtë gjithashtu i janë bashkue dhimbjes për humbjen në moshë të re të aktorit të njoftun.

 

 

 

Shperndaje në: