Flet Pantina: A kanë me marrë pjesë GDP’ja në tryezën e LDK’s!

Ftesën për tryezë politike të LDK’s e kanë pranue shumica e partive.

Por veç PDK’s, deri tash pa vendim janë edhe Grupi i Deputetëve të Pamvarun.

Deputetja nga ky grup, Shqipe Pantina ka thanë për lajmi.net se nji vendim pritet me u marrë gjatë ditës.

“Po ftesën e kemi pranuar, edhe besoj që gjatë ditës vendosim për pjesëmarrje. Kjo pasi një grup i deputetëve nuk janë në Prishtinë. Por ftesën e kemi pranuar”, ka thënë deputetja e GDP’s.

Pantina tue e komentue organizimin e kësaj tryeze, ka thanë se LDK vetëm po jep konkluzione para diskutimeve.

Kjo tue aludue në mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme.

Simbas Pantinës, partitë në koalicion nuk kanë arsye me u pajtue për zgjedhje.

Tryeza e LDK’s mbahet nesër nga ora 13:00 në Kuvendin e Kosovës.

 

 

Shperndaje në: