Haradinaj shpreh ngushëllime për vdekjen e Artit

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka shpreh ngushëllime për vdekjen e Art Kurtit, ish-aktorit të ‘O sa mirë’ dhe këshilltarit të kryetarit të komunës së Gjakovës, Ardian Gjinit.

“Me dhembje mora lajmin për ndarjen e hershme nga jeta të artistit, mikut dhe kolegut tonë, Art Kurti. Familjes Kurti dhe të afërmve, ngushëllimet më të thella për këtë humbje kaq të madhe e të papritur!. U prehsh në paqe, Art”, ka shkrue Haradinaj në llogarinë e tij në Facebook.

Kurti dyshohet se ka ba vetëvrasje gjatë ditës së sotme, ai asht gjet i vdekun në nji kerr.

 

Shperndaje në: