‘Godet’ Vjosa: LDK’s i duhet nji kryetar i cili i fiton zgjedhjet!

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani, nuk ka mohue as pohue mundësinë që ajo me qenë nji nga kandidatët për me marrë kreun e partisë.

Ajo ka thanë se LDK’s i duhet nji kryetar që i fiton zgjedhjet me përqindje të naltë votash, tue insistue që kjo temë nuk mund të hapet në parti para fundit të këtij viti.

“Është temë me interes. E kuptoj interesimin e mediave dhe të qytetaraëve, por nuk do të ndodhë asgjë deri vitin tjetër. Gazmend Muhaxheri ka folur për një gjë tjetër, për kandidaturën për kryeministër. Por për udhëheqës të LDK-së, tema do të hapet në vitin 2019”, ka thanë Osmani në Klan Kosova.

“Kam shumëçka për me folë për këtë gja. Por në LDK kjo gja nuk asht temë. Unë për këtë çashtje ka me u përgjigë në vitin 2019. LDK’s i duhet nji kryetar që i fiton zgjedhjet, me diferencë të thellë me partitë tjera. Pyetja asht esenciale, me kënd fitohen zgjedhjet me këtë diferencë”.

 

Shperndaje në: