‘Dorëzohet’ Vucic për Kosovën, kjo asht tash arsyeja!

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vucic sot ka prit në takim Kryeministrin belg, Charles Michel.

Në mesin e shumë temave të diskutueme, ishte edhe zgjidhja e problemeve të Serbisë me Kosovën.

Presidenti serb e ka pranue së fundi se Kosova asht problem ma i madh për shtetin serb, në rrugën drejt BE’s.

“Me Mitchel kemi bisedue edhe për rrugën europiane të Serbisë. Çashtja ma e randësishme asht se na e kemi pengesën ma të madhe në rrugën drejt BE’s, pra marrëveshja me Prishtinën duhet t’arrihet”, tha Vucic.

Simbas Presidentit serb, zgjidhja me Kosovën kërkon edhe kompromise të dhimbshme.

“Nuk ka zgjidhje të lehta, jemi gati për vendime të vështira. Duhet me pasë kompromis nga të dyja anët”, tha Presidenti serb.

Vucic përfundoi fjalën e tij për Kosovën, tue thanë se gjeneratat e reja duhet mos me trashëgue problemet e gjeneratave të kalueme.

 

Shperndaje në: