Sulmi terrorist në Kanada, ky asht shqiptari hero që ndihmoi të plagosunit (foto-video)

Të paktën 10 persona humbën jetën dhe 15 të tjerë u plagosën si pasojë e nji sulmi me kombi në nji rrugë kambësorësh në Toronto të Kanadasë.

Sulmuesi, Alek Minassian 25 vjet, i cili drejtonte kombin raportohet se asht arrestue nga policia.

Por akti i ndërmarrë nga 25-vjeçari ka shkaktue tronditje te qytetarët, përfshi këtu edhe nji shqiptar, Bes Kondin, i cili ka ndihmue të plagosunit.

Bes Kondi, i lindun në Tiranë, ka emigrue në Kanada së bashku me prindët dhe vllaun, Gazmendin, kur ishte vetëm 14 vjet.

Prej dy vitesh ai punon si menaxher pranë Kompanisë DEL, Property Management.

Besi konsiderohet hero nga mediat vendase për angazhimin e tij në ndihmën dhanë të plagosunve nga sulmi i djeshëm.

 

 

Shperndaje në: