Studimi tronditës, qysh të pasunit kanë me kontrollue botën mbas disa vjetesh

Nji përqindëshi i ma të pasunve të botës ka me kontrollue rreth 2/3’tat e të gjithë pasunisë së globit deri në vitin 2030.

Ky ishte thelbi i nji raporti të hartuem nga Biblioteka e Dhomës së Përfaqësuesve, organizmi i kërkimeve shkencore në Parlamentin britanik.

Elita globale kontrollon tashma rreth 50 për qind të pasunisë anembanë botës, por kjo gja ka me u rritë ndjeshëm, theksohet në studimin e publikueme e të porositun nga laburisti Liam Byrne.

Nëse trendet e para që prej krizës financiare të vitit 2008 kanë me vazhdue, nënvizohet në raport, i ashtuquejtuni “njëpërqindëshi” ka me kontrollue deri në 64 për qind të pasunisë botnore mbrenda vetëm 12 vjetesh.

Simbas ‘The Guardian’, që raportoi e para këto statistika, pasunia e nji përqindëshit të ma të pasunve “asht rritë me nji mesatare prej 6% në vit, shumë herë ma shpejt sesa rritja prej 3% e pasunisë së 99 përqindëshit, apo pjesës tjetër të popullsisë botnore”, që prej krizës financiare.

Nëse ky trend vazhdon, atëherë nji përqindëshi ka me pasë nji pasuni të përgjithshme prej 305 trilionë dollarësh, ma shumë sesa dyfishi i 140 trilionë dollarëve me kontrollue aktualisht në vitin 2018.

“Nëse nuk ndërmarrin hapat për të rishkruar rregullat sesi funksionojnë ekonomitë tona, atëherë jemi të dënuar për një të ardhme që mbetet e pabarabartë në aspektin e të ardhurave”, shkruan komisioneri i raportit, Byrne. “Kjo gjë është moralisht e keqe dhe ekonomikisht shkatërrimtare, duke rrezikuar një shpërthim të ri paqëndrueshmërie, korrupsioni dhe varfërie”.

Vitin e kaluar, kredidhanësi zvicran “Credit Suisse” publikoi nji raport, ku theksohej se ma të pasunit e botës, ai nji përqindshëm i familjeve apo individëve, zotnojnë qysh tash mbi gjysën e pasunisë globale, e argumentonte gjithashtu se pabarazia po përkeqësohet edhe mbas recesionit ma të keq global prej thuejse nji dekade, që prej viteve 1930.

“Gjysa e poshtme e të rritunve zotnojnë së bashku ma pak se nji për qind të pasunisë globale, ndërsa shtresa ma e pasun (10%-ash i të rritunve) zotnon 88 për qind të aseteve botnore”, shkruhej në raportin e “Credit Suisse”.

E thanë ndryshe, “Nji përqindëshi zotnon 50.1 për qind të pasunisë familjare në botë”.

 

 

Shperndaje në: