Puthja ‘alla franceze’ mes Trump dhe Macron po çmend botën (video)

Presidenti Donald Trump priti sot me nji ceremoni zyrtare në Shtëpinë e Bardhë, Presidentin francez Emmanuel Macron.

Të dy udhëheqësit folën për miqësinë shumëvjeçare mes të dy vendeve, tue theksue çashtjet madhore që i bashkojnë të dy vendet: demokracia, pluralizmi dhe kundërvënia ndaj politikave të rrezikshme nacionaliste.

Por me gjithë dosjet e nxeta që i presin, me arsenalin bërthamor të Iranit në krye, Presidenti francez Emanuel Macron dhe ai Donald Trump nuk po i mshefin shejat e nji takimi të ngrohtë me njani-tjetrin.

Trump doli vetëm për me pritë në shkallët e Shtëpisë së Bardhë homologun e tij francez, por ky i fundit i tejkaloi të gjitha parashikimet tue tregue sheja afeksioni që mikpritësi i tij nuk i priste.

Ai i ka dhurue nji puthje të vërtetë franceze në njanën nga faqet.

Dhe ashtu sikurse duket në video, Trump nuk e kishte marrë ende veten nga puthja e parë kur miku i tij francez i ka zgjat buzët edhe në faqen tjetër.

 

Shperndaje në: