Spektakël me 7 golla në Anfield, Liverpooli e ‘shkatërron’ Romën (foto)

Liverpooli e ka shkatërrue Romën tue e mposht me rezultat të thellë 5-1.

Të besuemit e Jurgen Klopp nuk e nisën mirë takimin, mbasi Roma e vuni në vështirësi me formacionin 3-4-3 dhe lojën e bazueme në krahë.

Roma kishte rast të mirë me Kolarov mbas nji gjuejtje të fortë nga distanca ku u godit edhe shtylla.

Liverpooli vjen me dy raste të mira më Sadio Mane, por që nuk arrinë me shënue.

 

(Foto: Getty Images)

Minuta e 36’të e sjell në skenë Mohamed Salahin.

Sulmuesi egjiptian pranon nji top në zonë dhe me nji gjuejtje të bukur shënon për 1-0.

Roma hapet në këta minuta, por që len hapsina mbrapa.

 

(Foto: Getty Images)

 

Firmino merr nji top në mes të fushës dhe asiston për Salah, i cili i vetëm me Alisson shënon për 2-0.

Pjesa e parë mbyllet me këtë rezultat.

Pjesa e dytë kishte rezervue pesë golla.

 

(Foto: Getty Images)

Liverpooli shënoi gollen e tretë me Sane, mbas nji pasimi të Salah.

Salah ishte asistues edhe te golli i katërt kur pasoi për Firminon që në portën e zbrazët shënoi për 4-0.

Firmino shënoi për 5-0 mbas disa minutash.

 

(Foto: Getty Images)

Roma u ngjall në 10 mintuat e fundit.

Fillimisht shënoi Dzeko mbas nji pranimi të topit në zonë për 5-1.

Romakët fituen edhe nji penallti që u shndrrue në goll nga Perotti.

Roma ka pak gjasa me kthy këtë rezultat, por tue pa ndeshjen me Barcelonën, gjithçka mbetet e hapun.

 

Shperndaje në: