Mbahet konferenca e 8’t ‘FSK dhe Partnerët’

Sot mbahet konferenca e 8’t “FSK dhe partnerët”, tue fillue nga ora 09:00.

Në hapjen e punimeve të Konferencës kanë me marrë pjesë: Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj; Ministri i FSK’s, Rrustem Berisha; Komandanti i FSK’s, gjenerallejtënant Rrahman Rama; Komandanti i KFOR’it, gjeneral major Salvatori Cuoci.

Konferenca ka me u fokusue në planet bilaterale vjetore për vitin 2018 midis Ministrisë së Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe partnerëve bilateral, si dhe nevojat dhe kërkesat e FSK’s për zhvillim të matejshëm për 2019/2020.

Ky aktivitet ka për qëllim me mbledhë të gjithë aktorët mbështetës të Forcës së Sigurisë së Kosovës me qëllim të koordinimit të mbështetjes së ofrueme nga vendet partnere me të cilat MFSK ka nënshkrue marrëveshje bashkëpunimi.

Përveç përfaqësuesve të vendeve partnere, të ftuem në konferencë janë edhe ambasadorë të vendeve mike dhe partnere, atashetë ushtarakë të akredituem në Prishtinë, përfaqësues nga Ekipi Këshillues Ndërlidhës i NATO’s, KFOR’i, nga Ministria e Punëve të Jashtme (MPJ), Ministria e Punëve të Mbrendshme (MBP), Policia e Kosovës dhe Agjencia për Menaxhimin e Emergjencave.

 

Shperndaje në: