Alarmante, dyfishohen rastet me kancer në Kosovë

Në vitin 2014,  numri i personave të prekun me kancer, të cilët ishin regjistrue në Institutin e Onkologjisë ishte 760.

Në vitin 2015 kjo shifër ishte rrit në 808, në vitin 2016 të prekun me kancer ishin 1.236 persona, ndërsa në vitin 2017 kishte 1.550 raste të reja të personave të prekun me kancer.

Për pak vjet janë dyfishue rastet e pacientëve të prekun nga kanceri.

Ky asht alarmi që jepet nga drejtues të Klinikës së Onkologjisë në Prishtinë.

Këta drejtues kanë ba të ditun për gazetën Zëri se që nga viti 2014 deri në fund të vitit të kaluem, përkatësisht për katër vjet, në Kosovë ka pas rritje të këtyne rasteve për 50 për qind.

Në vitin 2014 numri i personave të prekun me kancer, të cilët ishin regjistrue në Institutin e Onkologjisë ishte 760.

Në vitin 2015 kjo shifër ishte rrit në 808, në vitin 2016 të prekun me kancer ishin 1.236 persona, ndërsa në vitin 2017 kishte 1.550 raste të reja të personave të prekun me kancer.

Megjithatë, këto shifra mund të jenë edhe ma të mëdha, mbasi shumë pacientë kërkojnë shërim jashtë vendit, tue e anashkalue Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Drejtori i Klinikës së Onkologjisë, Ekrem Hyseni, ka thanë se të prekunit nga kanceri janë kryesisht të moshës ma të vjetër, ndonëse ka edhe të ri.

 

Shperndaje në: