Ky asht kërcënimi i banorëve të Hades

Banorët e Hadës kanë protestue para objektit të Qeverisë së Kosovës, për të shprehë pakënaqësitë ndaj vonesës së zhvendosjes dhe anashkalimin e katundit Hade.

Ragip Grajqevci, njani nga protestuesit e banorëve të Hadës, ka thanë se ata duen që të takohen me kryeministrin, Ramush Haradinaj, dhe kanë kërkue që mos të anashkalohen.

Ndryshe ai ka thanë se nëse kërkesat e tyne nuk përmbushen do të vazhdojnë me protesta jopaqësore.

Kemi dalë sot ku kërkojmë një marrëveshje me kryeministrin Haradinaj që mos të anashkalohemi. Nëse kërkesat nuk do të plotësohen do të vazhdohet me protesta në mënyrë jopaqësore”, ka thanë ky banor.

Shperndaje në: