Serwer e godet keq VV’n, e krahason me Listën Serbe

daniel serwer

Daniel Serwer, eksperti amerikan për Ballkanin, ka thanë se Lëvizja Vetëvendosje dhe Lista Serbe janë parti antikushtetuese në Kosovë.

Kështu ka thanë ai në vizitën e tij në Kosovë gjatë diskutimit të organizuem nga Instituti Kosovar për Hulumtim dhe Zhvillim të Politikave me temën “Ballkani, BE’ja dhe SHBA’të: A mund të sinkronizohen përsëri?

Serwer, ndër të tjera tha se, Presidenti Donald Trump, pamvarësisht se gruen e ka sllovene, ai asnji moment nuk e ka kalue në Ballkan.

“Megjithatë , ka njerëz në Administratën e Trump sikur zv. Presidenti Mike Pence, që e ka ba të qartë se amerikanët e duen shtetin e Kosovës me sovranitet të plotë”.

“Kosova duhet me ruejt dhe sigurue sovranitetin e saj territorial me çdo çmim, dhe për këtë duheni me pasë afërsi me shtetet mike që janë fuqi të mëdhaja”.

Shperndaje në: