Serbia liron vrasësin e 14 shqiptarëve në Podujevë. Ai la të plagosun edhe deputeten Bogujevci

Fondi për të Drejtën Humanitare ka kritikue lirimin e hershëm të Sasha Cvjetanit, tue thanë se gjatë gjyqit ai nuk ka shprehë kurrë keqardhje dhe pretendonte se procesi ishte “politik”.

Cvjetan ishte nji anëtar i njisitit Shkorpionët, i cili mori pjesë në vrasjen e 14 shqiptarëve në Podujevë me 28 Mars të vitit 1999. Nga të vramët kishte gra dhe fëmi.

“Bahet fjalë për gra dhe fëmi, por edhe se ai gjatë gjithë vazhdimit të procesit ka mohue fajësinë e tij, tue thanë se ky proces i asht montue politikisht”, tha Ivana Zhanic, juriste në Fondin për të Drejtën Humanitare.

“Gjykata ka gabue që i ka dalë përballë kërkesës së Cvjetanit dhe se asht dasht që të merren parasysh edhe vet rrethanat nën të cilat ai e ka krye veprën penale”.

Nji gjykatë në Serbi e liroi Cvjetatin tue thanë se tashma ai kishte kalue dy të tretat në burg. I dënuem me 20 vjet ai asht dasht të lirohet në vitin 2021.

Në masakrën e Podujevës pesë persona kanë pshtue tue marrë plagë të randa. Njana nga ta asht edhe Saranda Bogujevci, e cila u plagos me 16 plumba.

Ajo sot asht deputete në Kuvendin e Kosovës.

Shperndaje në: