Thaçi e jep nji lajm dhe tregon se kur ka me u takue me Merkel’in

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thanë se me presidentin e Këshillit Europian, Donald Tusk, diskutuen për anëtarësimin e Ballkanit Perendimor tue përfshi edhe Kosovën.

Thaçi ka thanë se Bashkimi Europian dhe Ballkani Perendimor tue përfshi edhe Kosovën nuk kanë qenë kurrë ma afër.

Simbas Thaçit, pjesëmarrja e të gjitha vendeve të Ballkanit Perendimor në Samitin e Sofjes asht nji e arritun.

Kosova ka nevojë urgjente të përshpejtojë reformat për integrim në BE. Ambicia jonë minimale është që në një të ardhme të afërt të marrim statusin e vendit kandidat për BE”, ka deklarue Thaçi.

Presidenti ka folë edhe për çashtjen e sigurisë si migrimi dhe terrorizmi ku simbas tij Kosova ka përkushtim në luftimin e këtyne dukunive.

Lidhun me dialogun me Serbinë ai ka thanë se Kosova mbetet e përkushtueme për dialog me Serbinë dhe ta kthej atë në marrëveshje të paqes dhe stabilitetit.

Ai ka theksue se për këtë asht tue zhvillue takime të shumta.

Thaçi ka shtue se në takimin me Angela Merkel në Gjermani dialogu me Serbinë ka me qenë nji nga temat kyçe që do të mbahet me 9 Maj. Sa i takon çashtjes së vizave, Thaçi ka thanë se Kosova ka përmbushë të gjitha kriteret dhe pret rekomandimin nga KE.

Shperndaje në: