Kjo deklaratë e Vucic për Kosovën përnime ka me ju befasue

Vucic

Aleksandar Vucic do ta pranojë pamvarësinë e Kosovës, por vetëm nëse Serbia merr diçka në këmbim. Kështu shkruen sot gazeta ma e famshme britanike The Guardian, në nji intervistë me Presidentin e Serbisë.

Vucic thotë që tash asht hapë ‘nji dritare’ për nënshkrimin e nji marrëveshje të normalizimit mes dy vendeve, e cila mundet me u ba ‘mbrenda gjashtë muejsh ose nji viti’.

“Na jemi gati të diskutojmë për secilën çashtje, jemi të gatshëm të marrim në konsideratë çdo propozim që do të çonte në nji kompromis”, ka thanë Vucic, tue shtue që Serbia dëshiron diçka në këmbim të kësaj marrëveshje.

Tutje, Vucic ka folë për angazhimin e tij personal në raport me Kosovën, tue thanë që çdo çashtje tjetër asht e parandësishme në krahasim me këtë.

“Kam kalue së paku 400 ditë në katër vitet e fundit tue mendue vetëm për Kosovën”, thotë ai, derisa shton që mbas takimit me kancelaren gjermane, Angela Merkel, këtë muej, ai nuk mujti me flejt në natën para takimit dhe nuk hangri aspak ushqim gjatë takimit.

Bashkimi Europian ka paralajmërue që dialogu mes dy vendeve ka me marrë fund përmes nji marrëveshjeje ligjërisht të obligueshme për normalizimin, që pritet me ndodhë në fund të vitit 2019.

Shperndaje në: