Acarohen ma shumë raportet – Serbia ja kthen ‘bumerang’ Kroacisë

Qeveria e Serbisë sot mori vendim që Ministrit kroat të Mbrojtjes Damir Krstiçevic në të ardhmen të mos i lejohet hymja në Serbi.

Vendimi asht marrë si përgjigje ndaj notës së Ministrisë së Jashtme të Kroacisë për ndalimin e hymjes së Ministrit serb të Mbrojtjes Aleksandar Vulin në këtë shtet.

Mediat kroate ma herët raportuen se ekziston mundësia e tërheqjes së ambasadorit të Kroacisë në Beograd, që do t’ishte kriza ma e madhe në marrëdhaniet ndërmjet dy vendeve që mbas përfundimit të luftës në ish-territorin e Jugosllavisë.

 

Shperndaje në: