Haradinaj: E pshtova Kosovën nga kriza energjetike!

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj në interpelancën për mungesën e energjisë elektrike, ka thanë me ardhje të tij në Qeveri e ka gjet në rezerva prodhimin dhe ka qenë në rrezik me u ndërpre furnizimi me energji.

Haradinaj ka thanë se në Hade nuk ka lanë me u ndërtue asnji shtëpi.

Ai ka thanë se kanë arritë me prodhue energji të vendit me anë të qymyrit, që simbas tij asht ma i lirë.

Kryeministri ka folë edhe për gjendjen e randë të rrjetit elektrik dhe reduktimet nga KEDS, që simbas tij disa po bahen edhe për shkak të investimeve në rrjet.

Ai ka thanë se me ndërtimin e ‘Kosovës së Re’, Kosova mundet me hy në treg të energjisë.

Haradinaj ka thanë se duhet vlerësue disa veprime të mira që janë ba në të mirë të vendit.

 

Shperndaje në: