Rama shfaqet i tërbuem, ky asht njeriu i cili ja prishi disponimin në Gjermani (foto)

Për deputetin gjerman, Gunther Krichbaum, Shqipnia nuk asht ende gati për çeljen e negociatave.

Këtë qëndrim ai e ka rikonfirmue edhe përmes nji postimi në rrjetin social Facebook, nji ditë mbas takimit të Ramës në Komisionin e Jashtëm të Gjermanisë, të cilin Krichbaum e kryeson.

“Ia thashë edhe shumë personalisht që hapja e negociatave është e parakohshme. Përpjekjet e deritanishme për reforma nuk mjaftojnë”.

Kryetari i Komisionit parlamentar për çashtjet e Bashkimit Europian në Bundestag, Gunther Krichbaum, ja ka thanë dje në sy Edi Ramës se ‘hapja e bisedimeve me BE asht e parakoshme’.

Me nji status në Facebook, Krischbaum, jo vetëm ka dhanë mesazhin e tij, por ka hedh edhe nji foto të Edi Ramës i cili duket se asht i tërbuem nga ajo çka ka gjet në Gjermani.

‘Dje kam pritur kryeministrin e Shqiperise. Ia thashë edhe shumë personalisht e në sy Edi Ramës, se hapja e negociatave është e parakohshme.

Përpjekjet e deritanishme për reforma nuk mjaftojnë’,– shkruen Gunther Krichbaum, në faqen e tij në Facebook.

 

 

Shperndaje në: