Konfirmohet, ky asht mueji kur Trump e viziton Britaninë

donald-trump

Presidenti i Shteteve të Bashkueme, Donald Trump ka me udhëtue për në Britani më 13 Korrik.

Kështu u ka thanë sot gazetarëve, zadhanësja e Shtëpisë së Bardhë, Sarah Sanders, raporton Reuters.

Trump edhe ma herët kishte planifikue me vizitue Britaninë, aleaten tradicionale të Shteteve të Bashkueme.

Por, vizita e tij ishte anulue në muejin Kallnor.

Vizita e Trumpit në Britani asht konfirmue edhe nga zyra e Kryeministres britanike, Theresa May.

“Presidenti i Shteteve të Bashkueme ka me vizitue Mbretninë e Bashkueme më 13 Korrik”, thuhet në njoftimin e zyrës së May.

Kjo ka me qenë vizita e parë e Trump’it në Britani, që prej se ai mori detyrën në Kallnor të vitit të kaluem.

 

Shperndaje në: