Izraeli ‘kërcënon’ me luftë: Provoni, por ju shkatërrojmë!

Izraeli ka me sulmue pa asnji mëdyshje Iranin nëse këta të fundit kanë me ndërmarrë ndonji veprim agresiv ndaj shtetit hebre.

Kjo ka qenë deklarata e fortë e Ministrit të Mbrojtjes së Izraelit, Avigor Lieberman në nji media të Arabisë Saudite ku theksoi se iranianët kanë rritë ndjeshëm prezencën e tyne në Siri tue kërcënue interesat izraelite, raporton Albeu.com.

“Na nuk duem luftë, por kemi me sulmue furishëm Iranin nëse Teherani ndërmerr ndonji veprim agresiv ndaj nesh. Kjo ka me sjellë shkatërrime të mëdha për Iranin”, spjegon Lieberman.

 

Shperndaje në: