Ridvan Dibra: Dakalogu i Turpit
Sipas modernistëve, e vërteta përkufizohet prej kohës; Sipas postmodernistëve, e vërteta përkufizohet prej hapsinës.
Shkruen: Nik Klementi
Sipas modernistëve, e vërteta përkufizohet prej kohës; Sipas postmodernistëve, e vërteta përkufizohet prej hapsinës. Në librin e tij, Dakalogu i Turpit, Ridvan Dibra ban dy gabime, 1) ai mundohet me spjegua postmodernizmin nepermjet nji modernisti shkrimtarit hebre Franc Kafkës, 2) ai harron tiparin kryesor të postmodernizmit KU?
Modernisti pyet, KUSH flet?
Postmodernisti pyet PREJ KU po flitet?
Me fól për artin, letersín, dhe kulturen bashkëkohore e me bâ sikur Kosovaret e Tetovaret nuk egzistójn, asht e papranuashme për cilindo, në veçanti për nji postmodernist të vetdeklaruam si Ridvan Dibra, i cili pretendon me kén i hapun ndaj prumjeve të hapsinave të margjnalizuame si Kosova, Dibra e Tetova. Gjithashtu, në Shqipnín Etnike nuk mund të flitet për letërsín pa përménd problemin e standardit të gjuhës shqipe. Por kjo âsht me e çua tepër larg Ridvan Dibrën kështu ai do të na delte Iluminist, prejse besimi i tíj në standardin zyrtar, i cili e ka vú vaçansisht shqipnín lindóre, Mirdít, Mat, Dibër Tetóv, në disavantázh, âsht i palëkundshëm. Në kët rast do të kishim nji iluminist që hiqet si postmodernist. Në esét e tíj Dibra hédh dyshim mbi gjithkând a mbi gjithçka, por ai kurrnjihér nuk guxon me dushua mbi vetveten.
Paradoksi mâ i madh i trupit-letrar të Ridvan Dibrës âsht se gjuha e përdorun në librat e tíj nuk kuptohet as në Shkodër ku ai âsht rrít, as në Dibër prej kah ai vjen.
Kritika kulturore në kët libër paraqitet si kritík-postmoderniste, por ajo i përket botkuptimit modernsit simbas të cilit njeriu modern ishte i zhgenjyem prej arsyes, racionalizmit, historis dhe logjikes. Kjo perspektív u pat popullarizua mbas luftes Ire botnore, si nji afirmim se progresi i metodave te logjikes e arsyes asht i paaplikuashem në praktík. Të bindun se njeriut i mungon aftsia racionalizuase, modernistet shpresonin se e vetmja menyr për t\'a shpetua boten prej kaosit, dhunes, e vulgarizmit ishte arti. Kjo teorí e ka burimin ne punën filozofike të Schopenhauer-it, i cili e ktheu me krye pósht teorín e Sokratit simbas të cilës mosditunia=ligsi. E bazuama në kët parim, shoqnia prendimore besoi për 2000 vjet se mendja âsht mâ e randsishme se instinktet dhe intuita. Schopenhaueri besonte se atributi i vërtét udhheqës i njeriut âsht Vullneti, kurse mendja âsht vetëm nji drít e mjegullt në natën e verbën të vullnetit. Të përpunuame prej Nietzsches, teorít Schopenhauerit e transformuan ekuacionin e sokratit mendja > instinktet dhe intuitën në instinktet dhe intuita > mendja.
Përderisa mendja nuk mund ta shpëtonte botën, siç tregoi Lufta e Irë Botnore, intelektualët dhe artistët nisën me mendua se shpresa e vetme ishte arti. Por sic tregoi Lufta e IItËe, as arti nuk e shpetoi boten prej kaosit as irracionalitetit.
Sot, me të dréjt, postModernisti tallet si me anarkín në të cilën ai jeton, si me zemerimin e modernistit ndaj anarkís, dhe veçansisht me idén e modernistit se gjoja egzistuaka nji art ose nji letersi e nált e cila kênka e vetmja mënyr për të shpetua boten prej vetshkatrrimit.
To mendua se \"letersia e nált kishte me fashít të gjitha problemet e shoqnís shqiptare, Ridvan Dibra e merr teper seriozisht rrezikun qe shoqnís shqiptare i kercnohet prej artit e kultures masive, të cilat kán árdh në Shqiptari me 50 vjet vones. Arti dhe mënyrat e argetimit të masave nuk sjellin shkaterrimin e kultures e të artit të nált. Shitja dhe perfitimet e artit të nált, prej Homerit të Getja, prej Monteverdit të Shtrausi, prej DaVincit të Pikaso nuk kán kén kurr aq të medhaja sa ján sot. Arti i masave dhe arti i klasave të nalta kán bashkjetua, bashkveprua, influencua, dhe kushtezua njani-tjetrin tash 3000 vjet. Nuk âsht kultura masive ajo qe po e shkaterron artin e \"nált\" në Shqiptari, por asht mentaliteti socrealist qe po shkaterron artin, letersín, dhe pelhuren e shoqnís shqiptáre.
Libri Dekalogu i Turpit përmban, çuditsisht, bindje absolute të cilat ján shum të aferta me bindjet solide të socrealizmit. Dibres, i cili postmodernizmit i njeh vetëm anën eksperimentale (për të mos thân vulgare), i mungojn veçorít kryesore të kritikut postmodernist ironia dhe vetmokimi. Jeta për postmodernistin asht ironike sepse e mira dhe e keqja, inteligjentja dhe idiotja, ján kaq të nderlidhuna, bashkveprójn kaq ngushtsisisht, dhe kushtezójn njana tjetren kaq thellsisht, saqë postmodernit s\'i mbetet gja tjeter vetemse me u táll me kët realitet \"të shpifun\" qe na ka dhurua zoti, natyra, apo e kemi krijua vét, dhe me mokua perpjekjet e njeriut me njoft vetveten.
Dibra kjahet e ankohet se nuk ka vend për shkrimtaret e ri në librarít shqiptare, por ai nuk tregohet i sinqért për arsyen pse shkrimtarët e rí nuk shiten. Librarite shqiptare shesin vetem librat e dy shkrimtareve të socrealizmit Kadarés e Agollitedhe ato te shkruame vetem ne toskerisht. Por, perderisa Dibra e çon në qiell Kadarén, athere ai s\'ka pse të kjahet. Librat e shkrimtarve të rí e kán vendin diku në ndonji qoshe, mbas ndonji dollapi, të zânuk pisk nën raftat e randuam me verpat e realsocit, prejse vendi kryesor u duhet lan \'mjeshtrave\' dhe \'idhujve\'.
Infatuimi i Dibres me Kadarén, i cili e pranon vét se 90% e veprave të tíj i perkasin perspektives komuniste, ven në dyshim kompetencen e Dibres si kritik. Nuk po permendim infatuimin e Dibres me Robert Elsin, perkthimet e të cilit e kompromentójn mjaft keq cilesín e letersís shqiptare, sepse besójm se Dibra nuk kualifikohet si kritik i perkthimeve në anglisht.
Por, ndoshta mbivlersimi i Elsiet dhe Kadarés prej Ridvan Dibrës ján vetëm bizness ata mund ta shpërbléjn Dibrën me ndonji token mirnjohjeje në ndonji intervíst a botim.
Disá Án Pozitive
Disa pjés të e krijimtarise letrare të Dibres në két liber ján interesante, kán humor autentik dhe nuk u mungon as ironia, tallja, dhe satirizimi tipik i shkrimtarit postmodernist. Shpesh, Dibra e pranon kaosin, vulgaritetin dhe mungesen e kompetences se shoqnis dhe gjithashtu nuk e merr veten teper seriozisht.
Dekalogu i Turpit, i nisun si 10 urdhnimet e shoqnís shqiptare âsht nji përpjekje e thjésht dhe e sinqért, por kurrsesi nji krijimtari e nivelit botnór aq mâ pak evropjan. Përpjekjet e Dibrës në kët libër u bashkohen përpjekjeve fillestare të disa shkrimtarve shqiptár për tiu bashkua komunitetit të shkrimtarve bashkëkohór evropjan. Por sot për sot, Dibra dhe shum të tjér, duhet të pajtohen me thanjet e Robert Elsiet edhe të Rexhep Qosjes se, Shqiptaria nuk ka arrít ende me prodhua letersi të klasit botnor.
(Shqip21.com)

Press Freedom Fest 2010 - Intervistat me kontribuesit






