Wesley Clark planifikon me investue 1 miliard dollarë n Kosovë
Gjenerali i pensionuem amerikan Wesley Clark, që ishte komandant i forcave të NATOs gjatë bombardimit të ish Republikës Federale të Jugosllavisë, planifikon me investue nKosovë ma shumë se 1 miliard dollarë në prodhimin e naftës sintetike, konfirmon gazeta ekonomike vjenase Wirtshaftsblat.
Klark, i cili udhëheq me korporatën energjetike kanadeze Enviditi, kërkon licencë me i krye hulumtimet në pjesën perendimore të Kosovës për me caktue sasinë e qymyrit nate pjesë, i cili ma vonë kishte me u përpunue në naftë sintetike.
Enviditi planifikon me i investue 5.6 miliardë dollarë në gjashtë vjetët e ardhshme në prodhimin e derivatit sintetik, raporton gazeta vjeneze.
Korporata pret që në pjesën perendimore të Kosovës në ditë me i prodhue 16 milionë litra ose 100.000 barel derivat, në rast se gjenden rezerva të mjaftueshme.
Rezervat e qymyrit në Kosovë vlerësohen në 14 milionë ton.
Mënyra e prodhimit të derivatit nga qymyri asht e njoftun prej Luftës së Dytë Botnore dhe zakonisht përdoret në kohën e çmimeve të nalta të naftës. Kjo mënyrë prodhon edhe relativisht shumë gazna të damshme, sepse qymyri digjet nën tokë deri në gjendje të langshme, e mandej shndërrohet në lang.
Prodhimi përfundimtar mundet me u përdorë edhe për prodhimin e rrymës, mbeturinave dhe plastikës, thekson gazeta Wirtshaftsblat.

















































