Qe pse njerzia e dojnë! Coke dhe Pepsi kanë ALKOHOL, zbulon instituti francez

27 Qershor 2012 - 19:13



Coca-Cola dhe Pepsi përmbajnë alkohol, zbulohet nga nji studim shkencor që u publikue n’Francë.

Kjo e vërtetë pritet me shkaktue probleme të mëdhaja te ata konsumatorë religjiozë, sidomos muslimanë, që nuk përdorin alkoholin aspak.

Simbas testeve që i ka krye Instituti Kombëtar për Konsum me seli n’Paris, ma shumë se gjysa e cola’ve përmbajnë alkohol.

Edhe pijet ma të famshme sot, Coca-Cola dhe  Pepsi Cola, ne permbajtjen e vet kane edhe kapak alkohol. Revista franceze ‘60 Million Consumers’, i ka publikue rezultatet e testeve që i ka krye instituti francez.

Testet vërtetojnë se niveli i alkoholit s’asht ma i madh se 10 miligram në çdo litër, që domethanë diku 0.001 perqind alkohol ka në 1 litër Coke ose Pepsi.

Mirëpo, pritet që këto shifra, sado të vocrra që janë, me i shqetësue me miliona muslimanë që regullisht konsumojnë cola tue mendue se nuk e kanë pikën e alkoholit.

 

 



 

Pinkpanher04.07.2012 16:04Lirak....une jam musliman, dhe mendoj se nuk eshte problem i madh edhe pse pihet pak alkohol. Cdo gje me limit eshte ne rregull
Shaba01.07.2012 00:41...hajt se per pak nuk koritem.
LirakGjoshi30.06.2012 22:52Hajt se "ne xhenet kane me pi boll alkohol myslimanet, se bashku me virgjereshat qe kane me i marre"