VIDOVDAN - shkak i incidentit nMerdare
Ma shumë së gjashtë policë janë lëndue sot nincidentin që ka ndodhë nMerdare, kur nji grup serbësh kanë hy me dy autobusa prej Mitrovicës veriore.
Ata kanë depërtue nMerdare dhe kanë nisë me ofendue dhe sulmue Policinë e Kosovës, njofton gazeta proqeveritare Express.
Në mesin e policëve të lenduem asht edhe komandanti i Policisë së Kosovës për rajonin e Podujevës, Isa Ejupi.
Zadhanësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani tha se ky grup, që kaloi nga Mitrovica e Veriut në jug dhe mandej në Vushtrri, kanë bartë fanella me mbishkrime provokuese dhe kanë fillu me sulmue policinë.
Express njofton se Qendra Klinike Universitare konfirmon se nga ky incident janë lëndue ma shumë së gjashtë policë të Kosovës.
Këtë vit, komuniteti serb shenon 623 vjetorin e Betejës mesjetare të Kosovës, e cila ndryshe njihet në radhët e këtij komuniteti si Vidovdan. Aty ishin nisë.
















































