Dell: Kosova m'ka hy ne zemer
Kosova mka hy në zemër dhe e admiroj krejt çka keni arritë, ka deklarue ambasadori amerikan në Prishtinë Christopher Dell në pritjen e organizueme për 236 vjetorin e pamvarësisë së Shteteve të Bashkueme tAmerikës.
Në pritje ishin ftue përfaqësuesit ma të naltë të institucioneve të Kosovës dhe ata të pranisë ndërkombëtare.
Me këtë rast, Dell tha se Shtetet e Bashkueme gëzimet e tilla i ndajnë zakonisht me miq, ndër të cilët janë edhe kosovarët.
Gjatë kësaj kohe, Kosova mka hy në zemër dhe admiroj krejt çka keni arritë. Shpresoj që mbas 200 vjetëve, historia ka me tregue se të gjithë këtu ishin pjesë e të shkruemit të historisë që mundësoi themelet e forta për nji Kosovë demokratike e plot jetë, e cila shërben si pishtar i lirisë në Ballkan, tha Dell.
















































