Dell: Veton Surroi i laritej Thacit per me e ba president
Ambasadori amerikan, Christopher Dell, ka ba publike detajet për lojnat politike që u zhvilluen në garë për postin e presidentit në vitin 2010 dhe 2011.
Dell thekson se plani i AAK ishte që Ramush Haradinaj me u ba kryeministër, kurse Hashim Thaçi me u ba president.
Dell zbulon edhe faktin se ishte edhe nji publicist me kompleks të presidentit, Veton Surroi, ai që hapun i kishte shpreh ambicien tue ju laritë e lutë Hashim Thaçin me ja dhanë postin e presidentit.
Mduhet me ju kallxue se nji veprim që mka ba me u ndie flliqtë tue qenë dëshmitar i tij ka qenë momenti kur e kam shikue Veton Surroin tue ju laritë kryeministrit dhe tue e lutë me e ba president. Kjo ka ndodhë në shtëpinë time, në fund të Tetorit apo në fillim të Nandorit, ka thanë ambasadori Dell.
















































