Tadic: Serbia e ka konfirmue se Kosova asht e pamvarun
Kryetari i Partisë Demokratike dhe ish -president i Serbisë, Boris Tadic ka thanë se Serbia në njifarë mënyre e ka konfirmue realitetin se Kosova asht e pamvarun e madje edhe gjatë negociatave nuk ka pasë qëllim që Kosovën me e ba jo të pamvarun, por ka dashtë me definue kornizën juridike të asaj mvehtësie.
Tadic për revistën Globus tha se interesi me të cilin do të përmbushej objektivi i shqiptarëve në Kosovë asht legjitim dhe askush nuk mundet me mohue, transmeton RTK.
Por Serbia ka edhe interesat e veta në Kosovë ku kemi qytetarët tanë, përmendoret tona kulturore dhe integritetin tonë shtetnor. Këtë nuk guxojnë me harrue as shtetet tjera të rajonit, sepse nëse pranohet demontimi i integritetit të Serbisë, atëhere herët a vonë mundet me u demontue krejt rajoni, tha Tadic.

















































