Cosic demanton ‘faljen’ e Kosovës

12 Korrik 2012 - 07:42

Shkrimtari Dobrica Cosic demanton shprehjen "duhet me e dhanë krahinën jugore”. Të vetmen ide që e kam propozue asht – ndamja e Kosovës.

"Ma shumë se 40 vjet jam marrë me çashtjen e Kosovës.

Ma shumë se çdo politikan e shkrimtar tjetër.Për Kosovën edhe jam denue në vitin 1968 dhe e kam lanë politikën, u bana disident, bile shkurt edhe president i nji shteti fatkeq. Por kurrë s’kam shkrue se Kosovën duhet në mënyrë civilizuese me e dorëzue”, tha Cosic, njofton B92.



"Kurrë s’kam tregtue me Kosovën. Kurrë s’e kisha dorëzue, as në mënyrë civilizuese e as me luftë. Ideja jeme e moçme, që e kam propozue dhe spjegue publikisht ka qenë – ndamja e Kosovës. Ose ma saktë, përkufizimi teritorial me shqiptarët. Me këtë ide nji kohë janë marrë edhe negociatorët ma të njoftun ballkanik. Kjo ide ka qenë e afërt edhe për Zoran Djindjic. Por kjo s’asht dorëzimi i Kosovës. E as shitja e saj”, demanton Cosic.

 

hasani14.07.2012 12:43ky zotnia kur po thote perkufizim teritorial me shqiptaret apo mendon edhe per presheven,medvegjen e bujanovcin,apo mendon mendon edhe per tapite shqiptareve te kohes ,se afert te dyndjeve te tyre te cilat teritore shtriheshin derri ne Nish