It's Only Rock 'n Roll (video)
Konsiderohen bendi ma i madh i rockut në botë. Mick Jagger, Ronnie Wood, Keith Richards dhe Charlie Watts janë bashkue për me celebrue këtë përvjetor me nji ekspozitë të fotografive që sjellin punën e tyne në skenën e rockut botnor.
Ketu e 50 vjet ma heret, me 12 Korrik te vitit 1962, Rolling Stones mbajten koncertin e pare te tyne ne Marquee Club t'Londres.
Ekspozita e fotografive sjell pamje prej vitit 1963 e deri ne vitet e fundit ku bendi shihet nëpër skena gjigande dhe turne botnore tue rrokë!
Prej hitit te tyne te parë, nji cover i kangës së Chuck Berry't, "Come On," në vitin 1963, e deri sot, ky bend u shndërrue në bendin ma të madh dhe ma me influecë në botë. Janë sfidue vetëm nga The Beatles.
The Beatles u ndanë në vitin 1970, por Stones mbetën bashkë deri në ditën e sotme.
The Stones kanë shitë mbi 200 million pllaka dhe ende vazhdojne - me rroke!
















































