Ramiz Kelmendi don me e ble Telekomin e Kosovës
Nji nga kompanitë ma të mëdhaja nKosovë, shpk. ELKOS Group nga Peja, asht kandidat potencial për privatizimin e 75% të aksioneve të PTK.
Kjo kompani, përmes nji komunikate ka njoftue opinionin kosovar se ka ambicie me qenë nji nga akcionarët ma të mëdhej të telekomit të Kosovës, me qëllimin që kjo kompani profitabile e Kosovës me mbetë në duer të vendorëve.
Mbas shqyrtimit të dokumentacioneve tenderuese me partnerat strategjik ndërkombëtar , bordi i kompanisë ELKOS GROUP mori vendim që së bashku me partnerat e saj ndërkombëtar me qenë pjesë e procesit të privatizimit të 75% të aksioneve të PTK. Ky vendim asht marrë tue synue të arrihet sukses për Kompaninë në fjalë dhe po ashtu për Kosovën. Nji sukses të tillë e ka arritë vetëm Kroacia në Ballkanin Perendimor, tue privatizue TELEKOMin Kroat dhe tue i rue 49% taksioneve nga Kompanitë vendore, thuhet në një njoftim të kësaj kompanie.















































