Berisha: Rishikimi i kufijve të Kosovës hap zinxhir tensionesh
Kryeministri i Shqipnisë Sali Berisha vlerëson se cdo përpjekje për me i rishikue kufijtë e Kosovës hap zinxhir tensionesh dhe madje konfliktesh, për të cilat kishin me u deshtë shumë vjet për me dalë prej tyne. Këtë mendim kryeministri shqiptar e bani nRomë, gjatë fjalës së mbajtun në takimin me temë Sfidat kryesore për paqen dhe sigurinë sot.
Shteti ligjor atje asht forcue dhe vendi po bahet gjithnji e ma shumë i njoftun në forumet ndërkombëtare. Brukseli negocioi nji marrëveshje shumë të mirë midis Kosovës e Serbisë, e cila i hap dyert bashkëpunimit intensiv rajonal. Une besoj se pranimi i kufijve egzistues asht kruciale për paqen dhe stabilitetin e rajonit tonë. Çdo përpjekje për me i rishikue kufijtë hap nji zinxhir tensionesh dhe madje konfliktesh
, tha Berisha.
















































