Personi mbrapa sulmit vetvrasës nBurgas asht - Mehdi Ghezali, islamist algjerian-suedez (video)
Sulmuesi vetvrasës që vrau veten dhe gjashtë turista izraelit nBullgari asht njeriu që i kishte kalue dy vjet në burg në Guantanamo Bay derisa ishte lirue i pafajshëm.
Media bullgare njofton se ky person quhet Mehdi Ghezali, 33 vjeçar, nji islamist algjerian-suedez.
Policia bullgare shpërndau videon e të dyshuemit si person vetëvrasës. Në foto shihet nji mashkull i dobët, me flokë të gjatë të verdhë, rreth të 35tave, që ecë poshtë-e-përpjetë nervoz, me nji çantë të madhe të zezë. Kjo video asht marrë nga telekamerat e sigurisë.
Kryeministri i Izraelit Netanyahu nuk vonoi dhe menjihere adresoi Iranin për këtë akt që e vlerësoi terroristë. Teherani mohoi përgjegjësinë për sulmin.
Te gjitha rrugët të çojnë nIran, tha Netanyahu në një deklaratë për media.





















































