Georgievski në gjyq. Akuzohet se ka dashtë me nda Maqedoninë
Ish-kryeministri dhe lideri aktual i VMRO, Ljupco Georgievski, qitet në gjyq sepse ka pasë plane me e nda Maqedoninë.
Todor Petrov, kryetari i lëvizjes ultranacionaliste maqedonase, Kongresi Botnor Maqedonas (KBM), ka dorëzue kallëzimin penal kundër Georgievskit për planet e tij me nda Maqedoninë dhe mes Bullgarisë dhe Shqipnisë.
Petrov ka thanë se Georgievski ka krye vepër penale për rrezikimin e tanësisë territoriale të Maqedonisë, raporton INA.
Georgievski pranoi vetë se në vitin 2001 si kryeministër i Maqedonisë kishte ndërmarrë veprime për ndamjen dhe copëtimin e territorit të Maqedonisë dhe bashkëngjitjen e nji pjese me Shqipninë, ka theksue Petrov.
Ku i referohej librit të fundit me memoare të Georgievskit, ku ai zbulonte se ka folë konkretisht me ish kryeministrin e vramë serb, Zoran Djindjit, për ndamjen e Maqedonisë dhe të Kosovës.
Shih ma shume per librin me memoare te Georgievskit ne lajmin e Rrokum:
http://www.rrokum.tv/settadmin/index.php?page=1,3,4190&app=cms&tbl=article&src=section&srckey=3
















































