Gjykata e Prizrenit vendosë Kodin e Veshjes. Ndalon minifundet, maicat, pantollat e shkurta
Gjykata e Qarkut në Prizren ka vendosë Kodin e Veshjes dhe me përcaktrue nji mënyrë ma zyrtare të veshjes në vendin e punës.
Edhe pse gazeta JNK e sjell këtë informatë dhe e karikon, Kodi i Veshjes asht nji rregull shumë i zakonshëm në botën perendimore. Përcaktohet sakt se çka ban, e çka sban me veshë në vendin e punës.
Kështu, simbas kësaj gazete, kjo gjykatë e ka ndalue me ardhë në punë me minifunda, me maica e pantolla të shkurta, e ka ndalue me përdorë telefonin mobil mbrenda hapsinave të gjykatës, e ka ndalue duhanin dhe armët.
Administratori i kësaj gjykate, Agron Zylfiu, tha kjo ndalesë vlen si për stafin e gjykatës, ashtu edhe për qytetarët që kanë punë në gjykatë.
















































