Rrokum HD

Serbia në prag të falimentimit

26 Korrik 2012 - 11:19
Serbia në prag të falimentimit



Kandidati për ministër i Financave dhe Ekonomisë së Serbisë, Mladjan Dinkic, njoftoi se në buxhetin serb ka pare për me pague vetëm pagat dhe pensionet deri në muejin Gusht. Qeveria duhet me hy borxh. Planifikohet që nji pjesë e kredisë ruse për hekurudhat, që arrin gjithsej vlerën 800 milionë, me kalue në buxhet. Ai tha se ka me kërkue që nji pjesë e fondeve që merren nga FMN me kalue gjithashtu për nevojat e buxhetit.



Në prag të falimentimit

"Qeveria e vjetër i ka lanë trashëgim qeverisë së re në sferën ekonomike financa publike të shkatërruara…”, tha për DW Aleksandar Stefanovic, i qendrës për Tregun e Lirë.

Serbia është në prag të bankrotit u tha, sepse ka shpenzue ma shumë sesa ka pasë.

"Ne mund të themi se Serbia, pa ndihmën e FMN, ndodhet tashma në këtë fazë paraprake të këtij falimentimi….”, tha Stefanovic. (Burimi: Deutsche Welle)

 

Në Rrokum TV
Përgaditjet për festën e 28 Nandorit